image Një person niset me thikë drejt stacionit policor të Gjakovës

Kosovë

Siguri/ Një person niset me thikë drejt stacionit policor të Gjakovës

news image

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, pasi ka shkuar me thikë në stacionin policor.

Rastin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Zyrtarët policor nga stacioni policor në Gjakovë, kanë vërejtur një person të dyshuar mashkull, në afërsi të stacionit policor. Zyrtarët gjatë kontrollit në trupin e tij, e kanë gjetur një thikë”, ka thënë ajo fillimisht për Gazetën Sinjali.

Më tutje Podrimaj, ka thënë se për të dyshuarin është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll, shfrytëzim të paautroizuar të armës – thikës”, si dhe me vendim të prokurorit ai mbahet në ndalim policor./Gazeta Sinjali/