Sot rreth orës 11:20, policia ka marrë informacionin se në një zonë malore në fshatin Zjaqë të Mitrovicës, një person ishte vetëplagosur me armë, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për Gazetën Sinjali se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
“Në vendin e ngjarjes i plagosur nga arma është hasë viktima S.H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në QKUK. Në cilësi të provave materiale janë gjete dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë dhe një gëzhojë. Ndërsa rreth orës 15:00, nga QKUK është raportuar se viktima S.H., ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, njoftoi Zahiti.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vdekje e dyshimtë.