image Gjilanasi kundër vendimit të qeverisë, refuzon të mbyll restorantin, sulmon policin

Kosovë

Siguri/ Gjilanasi kundër vendimit të qeverisë, refuzon të mbyll restorantin, sulmon policin

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kishte shkelur vendimin e qeverisë, duke e hapur restorantin e tij në Gjilan.

Policia njofton se i dyshuari kishte refuzuar ta mbyllë lokalin dhe kishte sulmuar një zyrtar policor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili si menaxher i një restoranti nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19, ku brenda në atë restorant njësiti policor kishte has në 13 persona si klient dhe 4 femra punëtore të lokalit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Gazeta Sinjali/