image Fushë Kosovë: I dyshuari e thirr hetuesin në telefon duke e kërcënuar, i bie pishman dhe ikë në arrati

Siguri

Fushë Kosovë: I dyshuari e thirr hetuesin në telefon duke e kërcënuar, i bie pishman dhe ikë në arrati

news image

Dje rreth orës 16:30, në Fushë Kosovë, një person dyshohet se ka
kryer veprën penale të “Kanosjes” ndaj një personi zyrtar, shkruan
Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i dyshuari paska qenë i involvuar me një rast, ndërsa
personi zyrtar, në këtë rast viktima, ka qenë hetues i rastit.

Duket se veprimet hetimore të hetuesit kanë qenë shqetësuese për të
dyshuarin, pasi që e kanë nxitur atë që ta marrë në telefon këtë të fundit dhe ta kërcënojë.

Sinjali përmes burimeve të saj ka mësuar se i dyshuari pas thirrjes në
telefon të zyrtarit policor ka ikur dhe deri më tani ende nuk është bërë i
gjallë.

Këto burime bëjnë me dije se i njëjti është në kërkim nga Policia e Kosovës.
/GazetaSinjali/