Mbrëmë në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Në lidhje me këtë rast ka raportuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku thuhet se të dyshuarit kanë pasur një mosmarrëveshje rreth dëmtimit të një veture.
Pas kësaj mosmarrëveshje, njëri prej të dyshuarve e ka nxjerrë armën dhe e kanos tjetrin.
Policia e ka konfiskuar pistoletën me një karikator pa fishek dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.
Rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dëmtim i pronës”.