image Një person me probleme mendore thyen xhamin e QKMF-së në Mitrovicë

Sociale

Një person me probleme mendore thyen xhamin e QKMF-së në Mitrovicë

news image

Gjatë ditës së shtunë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë një person ka thyer xhamin e katit më të lartë.

Këtë rast e ka konfirmuar për Sinjalin, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi duke njoftuar se prej këtij incidenti nuk ka të lënduar.

Prekazi shtoi se sipas QKMF-së, personi që theu xhamin ka probleme mendore dhe në shenjë revolte e ka bërë këtë vepër.

Stafi mjekësorë bashkë më policinë ka arritë ta qetësojë situatën dhe personi ka filluar të marrë trajtimin mjekësorë nga mjekët, dëmin që është bërë familjarët e kanë marrë përsipër”, shtoi ai.

Tutje Prekazi ka thënë se është kontaktuar prokurori, por për shkak të natyrës nuk është iniciuar rast penal. /GazetaSinjali/