image Një person i lënduar, intervenon Policia (PAMJE) - Sinjali

Një person i lënduar, intervenon Policia (PAMJE)

news image

Policia e Kosovës para pak minutash ka intervenuar në lagjen Dardania, në një incident që dyshohet të ketë ndodhur në atë pjesë, ku ka mbetur i lënduar një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas sinjalizuesit një person ka pësuar lëndime, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Në pamjet e dërguara shihet se Policia dhe Emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë marre viktimën, i cili është dërguar me pas në spital për trajtim.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lidhur me rastin Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, ku të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do të ju mbaj të informuar.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin