Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në Fushë-Kosovë rreth orës 20:00.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se këmbësori i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Me datë 22.12.2019 rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku një automjet me targa vendore e ka goditur një këmbësor. Këmbësori i lënduar mashkull (1991) është dërguar në emergjencë në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor dhe është nën mbikëqyrje të mjekëve kujdestar”, ka thënë Hoxha për Gazetën Sinjali.
Njësia e Hetimeve të Trafikut është duke kryer veprimet e tjera sipas procedurave të nevojshme ligjore. /Gazeta Sinjali/