image Një person futet në lokal dhe vjedh një telefon, dy orë dore dhe 340 euro

Kosovë

Një person futet në lokal dhe vjedh një telefon, dy orë dore dhe 340 euro

news image

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person i cili gjatë ditës së djeshme ka hyrë në një lokal dhe ka vjedhur një telefon, dy orë dore dhe 340 euro para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Knjaz Millosh”, ndërsa personi i arrestuar është dërguar në mbajte.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti  me forcë ka depërtuar në brendinë e lokalit dhe nga aty ka vjedhur: një telefon mobil, dy orë dore dhe 340 (treqind e katër dhjetë )€ para të gatshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/