Një person në Klinë është arrestuar për mbajtje të armës pa leje, shkruan Gazeta Sinjali.
Raportohet se A.I, egjiptian, ishte duke u intervistuar për një rast “dhunë në familje”, kur policia ishte informuar se i dyshuari posedonte armë.
Policia gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuari, kanë gjetur: një pushkë gjuetie, shtatëmbëdhjetë fishekë dhe dy lloje pistoletash.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Policia./Gazeta Sinjali/