Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar edhe për 3 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Lajmi i mirë është shërimi i një pacienti, që e ka çuar në 38 numrin e të shëruarve, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sot më 09 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e tetë (38)”, ka njoftuar IKSHPK.
Deri tani janë 227 raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë, teksa janë shënuar 7 viktima nga ky virus. /Gazeta Sinjali/