Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar gjithsej 15 pacientë me COVID-19.
Lajmin për Gazetën Sinjali e bëri të ditur drejtori i këtij spitali, Mursel Pllana, i cili tha se një pacient është në gjendje më të rëndë, ndërsa 10 janë me oksigjenoterapi.
“I kemi 15 pacientë, përjashtim është një i cili është në gjendje Më të rëndë me CPAP, 10 janë me oksigjen, ndërsa të tjerët janë mirë”, tha Pllana.
Deri tani në këtë komunë janë konfirmuar 753 të infektuar, prej tyre 617 janë shëruar dhe 29 kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/