image Një organizatë u jep mijëra euro serbëve për t'u kthyer në Kosovë

Rajon

Serbi/ Një organizatë u jep mijëra euro serbëve për t’u kthyer në Kosovë

news image

Në kuadër të projektit me titull “Mbështetje për kthim të qëndrueshëm të personave të zhvendosur intern në Kosovë”, që financohet nga Bashkimi Evropian e të cilin në praktikë e realizojnë organizatat ASB dhe CenTrir në Serbi, po ndahen mjete të majme parash për serbët që vendosin të kthehen në Kosovë.

Siç bën të ditur JuGmedia vesti e Serbisë, organizata ASB ka shpallur thirrje publike për personat e ikur që dëshirojnë të kthehen në vendlindjen e tyre që të konkurrojnë për mjete pa kthim si mbështetje me vlerë 2.500 euro dhe për trajnim për hapje të vendit të ri të punës.

Thirrja e shpallur ka të bëjë me personat e zhvendosur të cilët jetojnë në Krushevac, Kragujevc, Kralevë, Çaçak, Rashkë, Arangjellovac, Tërstenik, Banje të Vranjës, Vranjë e Buyjanovc.

Përmes këtij projekti, siç raportohet, do të sigurohen pajime për 54 familje dhe trajnimi për hapjen e punës së re për 90 familje.