Në qytetin e Mitrovicës një nga të infektuarit me koronavirus, është mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Drejtori i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani, ka bërë të ditur se mjeku nuk është infektuar nga pacientët por nga kontakti jashtë QKMF-së.
“Po është një doktor i cili ka dalë pozitiv edhe është në vetizolim prej momentit kur ka rezultuar pozitiv, mirëpo virusi nuk ka ardhur si pasojë e kontaktit me pacientë”, ka thënë Sylejmani në T7.
E infektimin e mjekut e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Barani.
Barani theksoi se mjeku ka kohë që është vetizoluar.
Në Mitrovicë deri më tani janë 13 raste aktive, ndërkaq vetë sot kanë rezultuar dy persona pozitiv në këtë komunë./ Gazeta Sinjali/