image Një nga personat që u shëruan sonte është nga Komuna e Vitisë

Shëndetësi

Një nga personat që u shëruan sonte është nga Komuna e Vitisë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sonte shërimin e 7 personave që ishin të prekur me koronavirus. Njëri nga të shëruar është nga fshati Pozheran i Komunës së Vitisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kadolli.

“Një e shëruar sot në Viti, konkretisht nga Pozherani. 82 raste të reja me virusin Sars Cov2 dhe 7 të shëruar. Vitia me raste të reja, 2 raste kontakti nga fshati Skifteraj”, ka shkruar ajo në Facebook.

Drejtoresha e QKMF-së ka njoftuar se shumica e rasteve pozitive janë familjarë me njëri-tjetrin dhe janë të izoluara nëpër shtëpi.

Kadolli me këtë rast ka apeluar qytetarët e Komunës së Vitisë që të zbatojnë rekomandimet e IKSHPK-së dhe të ruajnë distancën sociale. Po ashtu, ajo ka kërkuar nga vitiasit që në rast të paraqitjes së simptomave të lajmërohen në QKMF.

“Të gjithë personat që kanë pasur kontakt me rastet pozitive, duhet të vetizolohen për 14 ditë, në rast të paraqitjes së simptomave mund të lajmërohen në QKMF -Viti përmes telefonit, ku do të ju ofrohen shërbime si dhe do të ju caktohet termini për testim, në bashkëpunim me IRSHP-Gjilan”, ka përfunduar ajo./Gazeta Sinjali/