image “Një në një milion”, 73 vjeçarja tajlandeze që fitoi luftën kundër koronavirusit

Botë

Botë/ “Një në një milion”, 73 vjeçarja tajlandeze që fitoi luftën kundër koronavirusit

news image

Një grua e moshuar nga Tajlanda është rasti “një në një milion” që ka arritur ta mposhtë koronavirusin, nga i cili janë infektuar afro 31 mijë persona në të gjithë botën, kurse deri më tani kanë vdekur mbi 600 të tjerë.

Jaimui Si-Ung, 73-vjeçe, ka qenë shtetasja e parë tajlandeze që ishte infektuar me koronavirus, kurse në këtë vend janë diagnostifikuar edhe 24 pacientë tjerë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo ishte infektuar me koronavirus gjatë udhëtimit në qytetin kinez Wuhan, që është epiqendra e epidemisë që ka ngritur botën në këmbë. Si-Ung kishte qëndruar me ditë të tëra në spital në karantinë, me qëllim që të shërohet nga ky virus vdekjeprurës.

Një rast i ngjashëm i shërimit është regjistruar në Malajzi, ku kinezja katërvjeçare arriti të shërohet nga virusi i ngjashëm me SARS-in. Shërimi i tyre po u jep shpresë shkencëtarëve që po bëjnë çmos të ndalin këtë epidemi.

Ekspertët pretendojnë se infeksioni paraqet problem të madh tek personat e rritur, por mund të jetë edhe më i rrezikshëm tek ata me imunitet më të dobët ose që vuajnë nga diabeti, astma e sëmundje tjera të ngjashme.

Familjarët e tajlandezes ishin brengosur që ajo tashmë ka probleme me zemër dhe që ky virus për të do të ishte vdekjeprurës, megjithatë ajo ka arritur ta mundë. Jaimui Si-Ung u tha mediave lokale se kishte pasur temperaturë dhe vazhdimisht ndihej e lodhur, duke e ditur mirë se nuk ishte në pyetje zemra.

Aty mjekët konstatuan se ajo vuan nga koronavirusi qysh nga 3 janari, kur kishte shkuar në një spital në provincën Nakhon Pathom në Tajlandë, të cilët menjëherë e kishin futur në karantinë.

“Ishte e habitur, sepse nuk e dija për çfarë duhet të qëndrojë në izolim që kishte dy apo tre shtresa të xhamit”, ka shtuar ajo.

Mjekët që e shëruan bartnin rroba mbrojtëse dhe u shiheshin vetëm sytë. Kësaj nëne të shtatë fëmijëve gjithashtu nuk i është lejuar të vizitojë familjarët. Mënyra e vetme ishte video-thirrja.

Gjendja e saj shëndetësore ishte përmirësuar pas tri ditëve që i kishte kaluar në spital, por ishte mbajtur më gjatë nga frika se mund të mos jetë shëruar plotësisht.

Ajo u lirua pas nëntë ditëve izolim total dhe tani ka mbërritur në shtëpinë e saj për të festuar vitin e ri kinez. Ndërkaq e bija e saj ka bërë të ditur se ajo është “një në milion” dhe se lumturia e saj nuk ka fund./Gazeta Sinjali/