image Një muaj pritje për dokumente identifikimi

Sociale

Një muaj pritje për dokumente identifikimi

news image

Numri i lartë i aplikimeve për t’u pajisur me pasaportë po shkakton pritje të gjata. Kjo kërkesë ka bërë që të mos ketë terminë të lira për t’u pajisur me dokumente identifikimi.

Kryeshefi i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj tha se në këtë fillimvit janë mbi 100 mijë aplikime për pasaportë, ndërsa për herë të parë kanë aplikuar më shumë se 56 mijë persona. E krahasim me vitin e kaluar Camaj tha se nuk mund të bëhet kjo, pasi kishte mungesë të dokumenteve.

Camaj u shpreh se tani ka rënë numri i aplikuesve.

Nga 4500 aplikues brenda ditës gjatë muajit janar ka rënë në 2400.

Ndryshe i gjithë ky interesim për t’u pajisur me pasaporta ka ardhur si pasojë e liberalizimit të vizave që ka ndodhur më 1 janar 2024./teve1

/GazetaSinjali/