image Një muaj paraburgim për të dyshuarin e pestë në rastin “Brezovica”

Drejtësi

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e pestë në rastin “Brezovica”

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit në rastin “Brezovica”, i cili aktualisht gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

Sipas Gjykatës Themelore në Ferizaj R.M. dyshohet për veprat penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2016 deri në vitin 2019, në bashkëkryerje me të pandehurit Z.G. dhe A.X.,  kanë ndihmuar të pandehurin A. Ç., në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe pëlqimeve ujore në Parkun Kombëtar “Sharri” në vikend-zonën e Brezovicës “me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

/GazetaSinjali/