image Një muaj paraburgim për kosovarin e ekstraduar nga Gjermania, kishte blerë e shitur narkotik

Drejtësi

Një muaj paraburgim për kosovarin e ekstraduar nga Gjermania, kishte blerë e shitur narkotik

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me një muaj paraburgim, B.R, për veprën penale blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali.

I akuzuari është ekstraduar nga Gjermania, ku po qëndronte që nga 2013 dhe ka të siguruar letër të përsheshmë qëndrimi në atë shtet.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore në Ferizaj:

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për krime të rënda (DKR), ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, kundër të pandehurit B.R. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar për veprën penale blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope nga neni 229 paragrafi 4 pika 1 lidhur me paragrafin 2 të KPK-së, sipas aktakuzës se ish-Prokurorisë Publike të Qarkut, në Prishtinë.

Si theksohet në komunikatë, kryetari i trupit gjykues në këtë çështje i DKR-së Ibrahim Idrizi, pasi konstatoi se i akuzuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë ku ka qëndruar prej vitit 2013 dhe ka leje të përhershme të qëndrimit në atë shtet dhe në këtë mënyrë edhe prezenca e tij është siguruar përmes procedurës së ekstradimit, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit të parapara sipas dispozitave ligjore të KPPK-së, pasi po të gjendet në liri, lehtë mund të shmanget nga procedura penale dhe nga shqyrtimi gjyqësor siç ka vepruar prej vitit 2013 e tutje dhe më këtë do të behej i pamundur zhvillimi normal dhe i papenguar i procedurës penale.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

/Gazeta Sinjali/