Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të kësaj gjykate, i pandehuri më 23 maj të këtij viti, dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij A.M., derisa kishin qenë bashkë në banesën e tyre.
Ai dyshohet se pas një fjalosje ia ka kapur duart bashkëshortes dhe e ka goditur me dorë në fytyrë, në syrin e majtë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore, për të cilat ajo posedon raport mjekësor nga QKMF – Ferizaj.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
I pandehuri dhe mbrojtësi i tij kanë kërkuar nga gjykata aplikimin e masave më të buta, siç është arresti shtëpiak, por kjo gjykatë ka vlerësuar se aplikimi i këtyre masave nuk është i mjaftueshëm për të pamundësuar që i pandehuri të mos kryejë vepra penale të tilla apo të ngjashme.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Sinjali/