image Një muaj paraburgim për aksidentin me fatalitet në Rahovec

Kosovë

Një muaj paraburgim për aksidentin me fatalitet në Rahovec

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.H., me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”. D.H. duke shkaktuar aksidentin në Rahovec, me ç’rast humbën jetën tre persona.

“Më 26 korrik 2019, rreth orës 14:20 minuta, në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, i pandehuri D.H., ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ku gjatë drejtimit të automjetit të markës “Renault Laguna”, shkakton aksident në komunikacion, duke dal në drejtimin e kundërt të rrugës dhe e godet automjetin e markës “VË Golf II”. Si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë tre persona. Dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe një tjetër pasi ka arritur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa i pandehuri dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë drejtuar mediave.

Prokurori i rastit ndaj të njëjtit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.