image Një muaj i qeverisë Kurti nën llupën e Veselit: Punësime familjare, 2 çnjohje dhe dobësim i marrëdhënieve me SHBA-të

Politikë

Një muaj i qeverisë Kurti nën llupën e Veselit: Punësime familjare, 2 çnjohje dhe dobësim i marrëdhënieve me SHBA-të

news image

Në një mujorin e formimit të qeverisë së re ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, opozita ka dhënë një sërë kritikash. Prej akuzave për mos prezantim të programit të punës e deri tek dështimet në politikën e jashtme.

Lideri i opozitës, kryetari i PDK-së, i Kadri Veseli shkruan për mbarëvajtjen e qeverisë Kurti duke e quajtur këtë muaj si ‘zhurmë dhe arrogancë për të arsyetuar mospunën’.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën. Thuhen shumë fjalë vetëm për ti ikur përgjegjësisë para qytetarëve. Por, qeveritë e politikanët maten me punë dhe jo fjalë. Zvogëlohet numri i zëvendës ministrave, por rritet numri, pakuptueshëm, i këshilltarëve politikë. Bëhen shkarkime pa procedura, ngarkohen me detyra publike familjarët dhe militantët.

Në politikën e brendshme papërgjegjësi kurse në të jashtmen rrezikshmëri; në vend që Kosovës ti ofrohet siguri dhe forcim në mardhëniet ndërkombëtare po ndodh e kundërta. Kërcënim dhe dobësim të mardhënieve me SHBA-të. Nervozizëm në marrëdhëniet me Shqipërinë e shprehje e vullnetit të mirë me Serbinë.Një muaj qeverisje, dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kjo është pasqyra e këtij njëmujori qeverisës, zhurmë, rrezik dhe pasiguri. Kosova meriton më mire” ka shkruar Veseli. /Gazeta Sinjali/