image Një mishtore në Mitrovicë e bart mishin duke e hedhur në dyshemenë e furgonit - VIDEO

Sociale

Një mishtore në Mitrovicë e bart mishin duke e hedhur në dyshemenë e furgonit – VIDEO

news image

Një mishtore e njohur në Mitrovicë ka zgjedhur një formë më të lehtë për transportimin e mishit.

Sasi e madhe e mishit është transportuar duke u hedhur në dyshemenë e furgonit, dhe të njëjtit do të ju shitet qytetarëve posa të dërgohet në mishtore.

Nga pamjet e siguruara nga “Jepi zë” shihet se mishi po transportohet me furgon në pjesën e prapme të tij ku pastërtia lë shumë për të dëshiruar.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar me këtë veprim pasi kanë thënë se rrezikojnë të infektohen nga konsumi i këtij mishi.

Ndryshe, edhe vite më parë ishte zbuluar një skandal i mishit në dy markete në Mitrovicë.

Atje ishte raportuar se mishi po shitej me afat të skaduar.

/GazetaSinjali/