image Një mërgimtar u përball sonte me mashtruesit në Serbi, refuzoi t’u jap para

Sinjalizime

Një mërgimtar u përball sonte me mashtruesit në Serbi, refuzoi t’u jap para

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se bashkatdhetarët tanë po mashtrohen me një metodë të re në autostradën Nish -Beograd, nga persona me nacionalitet turk, e me vetura me targa gjermane, të cilët u paraqiten veturave me targa të huaja se kinse paratë u kanë humbur ose vjedhur, e u kërkojnë shuma të ndryshme parash në formë huazimi.

Sinjali gjithashtu raportoi se këta persona për të huazuar paratë linin peng stoli ari fals si dhe një vizitë kartë kinse me të dhënat e tyre në Gjermani.

Një sinjalizues ka treguar për Sinjalin se një rast i tillë i ka ndodhur edhe atij, sot rreth orës 20:45, mirëpo ai ka refuzuar që t’i jap të hollat duke e ditur se çka kanë pësuar bashkatdhetarët tanë në atë rrugë.

Ndërkaq sipas një sinjalizuesi tjetër, ata i kanë ndalur rreth 100 km pa hyrë në Beograd, ku u janë kërkuar 300 euro me arsyetimin se u kanë humbur paratë, mirëpo u kanë ofruar disa unaza “ari” si garanci që kur të shkojnë në Gjermani, ata t’ua japin të hollat dhe t’ua marrin “unazat”.

Në adresë të Gazetës Sinjali janë lajmëruar së paku edhe dy raste të tjera që u kanë huazuar mjete duke menduar që po u dalin në ndihmë, mirëpo askush më nuk është lajmëruar në numrat e dhënë nga kërkuesit e ndihmës. Vetura që e përdornin mashtruesit ishte me targa të Berlinit.