image Një makinë zhytet në ujë tek ura e Vragolisë

Kosovë

Një makinë zhytet në ujë tek ura e Vragolisë

news image

Në qytete të ndryshme të Kosovës ka pasur vërshime të mëdha të cilat kanë shkaktuar edhe shumë dëme dhe një nga qytete e prekura është edhe Fushë-Kosova, përcjellë Gazeta Sinjali.

Madje, në një nga fshatrat e kësaj komune, në Vragoli, niveli i ujit është ngritur dukshëm, duke bllokuar tërësisht nënkalimin tek ura në kuadër të rrugës në drejtim të Pejës.

Faqja e këtij fshati në Facebook ka postuar fotografi përmes së cilave shihet një veturë tërësisht e mbuluar nga ujërat.

“Bashkëvendas të dashur, një lutje për të gjithë ju që të keni kujdes dhe të mos tentoni të kaloni ndër urën tonë sepse kjo është gjendja momentale”, ka shkruar faqja në mëngjesin e së shtunës.

/GazetaSinjali/