image Një llapjan niset për në Infektivë me emergjencë, dyshohet se është prekur nga koronavirusi

Kosovë

Shëndetësi/ Një llapjan niset për në Infektivë me emergjencë, dyshohet se është prekur nga koronavirusi

news image

Në Podujevë dyshohet për një rast me koronavirus, pasi një person është dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë për t’i bërë analizat.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali Drejtori i QKMF-së, Fahri Llugaliu, i cili ka thënë se një person është dërguar me emergjencë, por ai nuk ka pranuar ta quaj si të dyshuar, duke thënë se nuk është i konfirmuar me koronavirus.

“Nuk ka rast të dyshuar, një është dërguar me shërbimin e emergjencës, nuk është konfirmuar me kornavirus. Të dyshuar ka plotë, edhe unë e ti jemi të dyshuar. Sot është dërguar një rast në Prishtinë, por jo i dyshuar, jo që kemi konfirmim me rast të koronavirusit”, ka thënë Fahri Llugaliu për Gazetën Sinjali.

Ai ka deklaruar se Podujeva nuk është e prekur nga koronavirusi.

Ndërsa, infermieri Brahim Brahimi nga Emergjenca e Podujevës e ka konfirmuar se personi i dyshuar ka ardhur nga Italia dhe sot ka pasur shenja që dyshohet për Covid-19. /Gazeta Sinjali/