image Një javë fushatë, këto janë partitë që u gjobitën më së shumti nga PZAP

Kosovë

Zgjedhje/ Një javë fushatë, këto janë partitë që u gjobitën më së shumti nga PZAP

news image

118 mijë euro është shuma që partitë politike janë gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), gjatë 7 ditëve të fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit. Megjithatë PZAP nuk ka arritur ende t’i shqyrtojë më shumë se gjysmën e ankesave për pretendimet e shkeljeve të rregullave të fushatës, raporton Gazeta Sinjali.

Nga 89 ankesa PZAP ka arritur t’i shqyrtojë dhe të vendosë për 36 ankesa, ndërsa edhe 53 të tjera janë në procedurë të shqyrtimit. Nga 36 ankesa të shqyrtuara, 25 janë pranuar si të bazuara, ndërsa 11 të tjera janë refuzuar si të pabazuara.

“36 ankesa janë shqyrtuar dhe vendosur, 25 ankesa janë pranuar si të bazuara, 11 ankesa janë refuzuar si të pa bazuara, 53 ankesa janë në procedurë të shqyrtimit”, thuhet në përgjigjen e PZAP-së për Gazetën Sinjali.

PZAP në përgjigje për Sinjalin ka thënë se deri ditën e djeshme, LDK është partia që është gjobitur më së shumti për shkelje së Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore me gjithsej 30 mijë e 500 euro.

Pas saj është, Lista Serbe e cila është gjobitur me 30 mijë euro e cila pasohet nga PDK-ja e cila deri më tani është gjobitur me 29 mijë euro.

Koalicioni AAK-PSD është gjobitur me 26 mijë e 200 euro. Ndërsa koalicioni Nisma, AKR-së dhe PD, është gjobitur më së paku nga PZAP me 2 mijë e 500 euro.

PZAP në përgjigje për Gazetën Sinjali, ka thënë se shumica e ankesave për fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit kanë të bëjnë me vendosjen e posterave në hapësira, publike, përdorimi i fëmijëve në fushatë, presioni ndaj votuesve për të votuar një parti të caktuar si dhe shfrytëzimi i pozitës publike me qëllim të përfitimit të votave./Gazeta Sinjali/