image Një ish-prift deklarohet fajtor se abuzoi seksualisht me adoleshentë në Michigan

Botë

Një ish-prift deklarohet fajtor se abuzoi seksualisht me adoleshentë në Michigan

news image

Një ish-prift është deklaruar fajtor për abuzimin seksual të adoleshentëve në Michigan në vitin 1980, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm.

75-vjeçari Gary Jacobs u deklarua fajtor për katër vepra kriminale seksuale në Qarkun e Ontonagonit dhe do të vuajë të paktën tetë vjet burgim.

Ky dënim nuk do të fshijë dhimbjen që z. Jacobs u dha atyre që i besuan. Por, shpresoj se ndjekja jonë e drejtësisë mund të ofrojë një ndjenjë lehtësimi”, ka thënë prokurorja e përgjithshme Dana Nessel.

Jacobs pritet të bëjë një deklaratë të ngjashme në Qarkun e Dickinsonit më 3 maj, raporton AP.

Dioqeza Marquette ka thënë se Jacobsi ishte dëbuar nga aty më 1988 dhe se ishte larguar nga vendi. Ai po jetonte në Albuquerque, Meksikë, kur u akuzua në janar të vitit 2020. /Gazeta Sinjali/