image Një infermiere në QKMF-në e Hanit të Elezit infektohet me koronavirus

Shëndetësi

Një infermiere në QKMF-në e Hanit të Elezit infektohet me koronavirus

news image

Një infermiere në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit është infektuar me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Medina Imishti.

Imishti ka njoftuar se infermierja në fjalë është vetizoluar në shtëpi, ndërsa stafi mjekësor në këtë qendër po vazhdon punën akoma.

“Po, një infermiere e QKMF-së sot ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus. Ka pasur disa simptoma dhe për atë arsye është testuar. Gjendja e saj është e mirë. Është vetizoluar në shtëpi, ndërsa stafi mjekësor nuk është izoluar sepse kanë pasur pajisje mbrojtëse. Përveç infermieres, edhe një tjetër mjek para dy javësh ka rezultuar pozitiv me COVID-19, por po pret konfirmimin nga IKSHPK që është shëruar dhe t’i kthehet punës”, ka thënë Imishti./Gazeta Sinjali/