image Një i vrarë dhe dy të plagosur nga një sulm raketor rus në Zhytomyr

Botë

Një i vrarë dhe dy të plagosur nga një sulm raketor rus në Zhytomyr

news image

Shërbimet emergjente të Ukrainës po raportojnë viktima nga një sulm raketor rus që goditi shtëpitë e banimit në rajonin Zhytomyr, rreth 140 km në veri-perëndim të Kievit.

Rreth 15 shtëpi private u shkatërruan në sulmin në qytetin e Ovruch , tha shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës në një përditësim në llogarinë e tij zyrtare në Telegram këtë mëngjes.

Sipas agjencisë, në një sulm të veçantë në Korosten, një qytet në jug të Ovruch, një person u vra dhe dy u plagosën në një sulm me raketa gjatë natës.

Dhjetë shtëpi private thuhet se janë shkatërruar dhe një ndërtesë është djegur. Pesë fëmijë u shpëtuan nga bodrumi. /GazetaSinjali/