Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK)”, thuhet në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Numri total i rasteve pozitive është 18.910 raste nga 91.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 674 raste të vdekjes.