Një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan).
Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së/ Gazeta Sinjali/