image Një i vdekur dhe një rast i ri me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Një i vdekur dhe një rast i ri me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve ka ndërruar jetë një 83-vjeçar nga Tepelena, i cili ka qenë i infektuar me COVID-19.

Kjo ministri njofton se janë testuar 1 mijë e 542 mostra, prej të cilave vetëm një ka rezultuar pozitive me koronavirus.

I infektuar është një qytetar nga Shkodra.

Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me COVID-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë./Gazeta Sinjali/