image Një i mitur tenton ta vrasë një person në Viti

Siguri

Një i mitur tenton ta vrasë një person në Viti

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur të dyshuar për “Vrasje në tentativë”, mbrëmë rreth orës 22:40, raporton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se ka tentuar që ta vrasë një person, duke e goditur me mjet të mprehtë, pas një mosmarrëveshjeje që ka pasur me të.

Për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga goditjet, ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, të miturit i është caktuar masa e ndalimit policor./Gazeta Sinjali/