image Një i infektuar me COVID-19 në Zvicër shkoi në klub nate, rrezikon 10 vjet burg

Botë

Një i infektuar me COVID-19 në Zvicër shkoi në klub nate, rrezikon 10 vjet burg

news image

Një mjek një Zvicër, ka dërguar 280 persona në karanatinë, pasi që të gjithë ata ishin në një klub nate, dhe bashkë me ta ishte një tjetër person që ishte pozitiv me koronavirus dhe kishte ikur nga karantina, kishte shkuar në atë ndejë.

Andreas Faller, avokat i specializuar në ligjin e shëndetësisë, tha për 20min.ch se personi në fjalë ka kryer veprën penale “Dëmi trupor”.

Kjo nënkupton që personi me vetëdije pranoi të infektonte njerëzit e tjerë me koronavirus. Kjo varet nga sa e rrezikshme është rrjedhja e sëmundjes së të infektuarve, nëse kjo tashmë përfshin dëmtim fizik. Sa më serioze të jetë situata dhe nëse do të ketë edhe dëmtime të  përhershme tek të infektuarit, aq më e rëndë do të jetë akuza.

Faller thotë se kërcënimi i dënimit për “Dëm të thjeshtë trupor” është burgim deri në tre vjet ose gjobë, nëse një person i infektuar paraqet një ankesë penale. “Dëmi i rëndë trupor”, ndiqet sipas detyrës zyrtare, ku dënimi është deri në dhjetë vjet burgim./ Gazeta Sinjali/