image Një i dyshuar kanos dy persona në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lipjanit

Siguri

Një i dyshuar kanos dy persona në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lipjanit

news image

Gjykatë është vend i thirrur për të gjykuar veprat që janë në kundërshtim me ligjin dhe për të ndarë drejtësi, por ndodh që edhe në këto seanca të kryhet ndonjë vepër penale, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ndodhi dje në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dega në Lipjan.

Burime të Gazetës Sinjali brenda kësaj gjykate kanë bërë të ditur një person ka kanosur dy persona të tjerë gjatë një seance gjyqësore që po zhvillohej rreth orës 15:30.

Kërcënimi ndaj tyre lidhej me një rast të mëhershëm që përfshinte të dyshuarin dhe viktimat e kërcënimit.

Sinjali mëson se i dyshuari për këtë rast, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/