Policia e Kosovës ka njoftuar për një vepër penale “mashtrimi”, që ndodhi në Deçan.
Sipas Policisë, një i dyshuar është arrestuar pasi në vitin 2017 nga katër persona tjerë kishte marrë nga 1.500 euro, duke ju premtuar se do t’ua rregulloj vizat e punës për në Gjermani.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit pas intervistimit i dyshuari u dërgua në ndalim policor për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton PK-ja.