Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, së fundmi ka njoftuar se një grup tjetër me afganë, të cilët ishin të strehuar përkohësisht në Kosovë, janë nisur drejt SHBA-së.
“Mbi 600 afganë të pritur përkohësisht në Camp Liya/Bondsteel janë larguar dhe do të kenë një shans të dytë për të ndërtuar jetë të reja në SHBA. Faleminderit Kosovë“, thuhet në postimin e ambasadës në rrjetin social Facebook.
Kosova ka strehuar përkohësisht një numër afganësh, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në gusht, pushtetin në Afganistan e morën talibanët, kjo pas vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.
Afganët që bashkëpunuan me SHBA-të gjatë 20 viteve qëndrimi në Afganistan, janë strehuar në vende të ndryshme të Evropës për t’i shpëtuar përndjekjes nga regjimi i talebanëve.