image Një grup pro-rus merr përgjegjësinë për sulmin kibernetik në faqen e Parlamentit Evropian
[wp-story id="814678"]

Evropë

Një grup pro-rus merr përgjegjësinë për sulmin kibernetik në faqen e Parlamentit Evropian

news image

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka reaguar pas sulmeve kibernetike që po përballet webfaqja e internetit e Parlamentit.

Metsola përmes një postimi në Twitter, ka deklaruar se një grup pro-rus ka marrë përgjegjësinë e sulmit kibernetik.

“Parlamenti Evropian është nën një sulm të sofistikuar kibernetik. Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë. Ekspertët tanë të TI-së po e kundërshtojnë atë dhe po mbrojnë sistemet tona”, ka shkruar Metsola.

/GazetaSinjali/