Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka reaguar pas sulmeve kibernetike që po përballet webfaqja e internetit e Parlamentit.
Metsola përmes një postimi në Twitter, ka deklaruar se një grup pro-rus ka marrë përgjegjësinë e sulmit kibernetik.
“Parlamenti Evropian është nën një sulm të sofistikuar kibernetik. Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë. Ekspertët tanë të TI-së po e kundërshtojnë atë dhe po mbrojnë sistemet tona”, ka shkruar Metsola.