image E dhimbshme/ Gruaja shtatzënë dhe foshnja e saj kanë vdekur pasi Rusia bombardoi spitalin

Botë

E dhimbshme/ Gruaja shtatzënë dhe foshnja e saj kanë vdekur pasi Rusia bombardoi spitalin

news image

Një grua shtatzënë dhe foshnja e saj kanë vdekur pasi Rusia bombardoi maternitetin në Mariupol, ku ajo duhej të lindte, ka raportuar AP.

Video dhe fotot e marra pas sulmit, i cili ndodhi të mërkurën e kaluar, treguan gruan e shtrirë në një barelë në një nga imazhet më shkatërruese të luftës.

Sipas AP, foshnja e saj u lind përmes një seksioni urgjent cezarian të shtunën, por mjekët konfirmuan të shtunën se të dy kishin vdekur, shkruan BBC.

Zyrtarët rusë bënë pretendime të pabazuara se materniteti ishte marrë nga ekstremistët ukrainas për ta përdorur si bazë dhe se spitali nuk funksiononte më si një institucion mjekësor.

Zyrtarët ukrainas i kanë kundërshtuar fuqishëm këto pretendime dhe kanë akuzuar Rusinë për kryerjen e një krimi lufte.

Ditë më parë Sinjali ka raportuar për ngjarjen ku gruaja me foshnjën e saj i kishin mbijetuar bombardimit rus.

/GazetaSinjali/