Një grua 25-vjeçare nga fshati Pozhoran i Vitisë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 31-vjeçar dhe vjehrri i saj 63-vjeçar, mesditën e sotme rreth orës 12:20, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, babë e bir i kanë shkaktuar lëndime trupore 25-vjeçare e cila më pas u dërgua për trajtim në Shtëpinë e Shëndetit në Viti.
Pasi ka marrë tretman mjekësor, viktima është dërguar në shtëpinë e babit të saj, kurse dy të dyshuarit janë arrestuar.
Sipas një dokumenti të siguruar nga Gazeta Sinjali, pas intervistimit dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, por ndaj tyre prokurori i rastit ka udhëzuar që të ngritet kallzim penal.
Në lidhje me rastin mësohet se është njoftuar mbrojtësi i vitikimave dhe Qendra për Punë Sociale./Gazeta Sinjali/