Një grua dyshohet se mbrëmë rreth orës 20:40 e sulmoi fizikisht një burrë në Mitrovicën e Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur në rrugën “Knjaza Millosh” dhe e dyshuara pastaj kishte tentuar ta godasë me thikë.
“Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. E dyshuara kishte tentuar ta godiste viktimën me një mjet të mbrehtë (thikë)“, thuhet në raport.