Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot me datë 2 prill 2020 janë të hospitalizuar gjithsej 44 pacientë me Covid-19.
Klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste.
Gjendja e 44 pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon:
“35 raste janë në gjendje stabile, 8 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Një paciente në kujdesin intensiv, e pranuar me datë 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe është në ventilim mekanik”, njofton Klinika Infektive, transmeton Gazeta Sinjali.
“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me Covid 19 është edhe një infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret e tjera të cilat janë Covid 19 pozitiv.
Të 4 infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë, ndërsa njera është e vetizoluar në shtëpi”, thuhet më tej në njoftimin e Klinikës. /Gazeta Sinjali/