image Një grua në Drenas kanos burrin me thikë

Siguri

Një grua në Drenas kanos burrin me thikë

news image

Pasditen e së dielës është raportuar një dhunë familjare në Drenas, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se një grua dyshohet ta ketë kanosur burrin e saj.

Sipas po të njëjtave burime, policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarve  e më pas kanë shoqëruar të dyshuarën nën dyshimin se e njëjta ka kanosur me një mjet të mprehtë, thikë, bashkëshortin e saj.

Mësohet gjithashtu se për këtë rast është konsultuar edhe prokurori e tek pastaj e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, porse rasti po vazhdon të hetohet.

/Gazeta Sinjali/