Në lagjen “Emshir” në Prishtinë një grua ka rënë nga një ndërtesë dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Siç njofton Policia rasti ka ndodhur rreth orës 18:00. Kurse, e lënduara po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
“Sot rreth 18:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë, një person (femër) ka rënë nga një ndërtesë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin” – tha Ahmeti.