image Një femër e rrah policin në Prishtinë

Siguri

Një femër e rrah policin në Prishtinë

news image

Një femër në Prishtinë, dje në orët e pasdites ka sulmuar një zyrat policor në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se e njëjta kishte refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës, me ç’rast e kishte sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore në duar dhe qafë, si dhe i kishte dëmtuar uniformën.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/