Rastet e rrahjes po vazhdojnë në vende të ndryshme të Kosovës, për arsye të shumta.
Një rrahje e tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë, rreth orës 19:45, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë rrahje janë përfshirë dy vajza, të cilat edhe e kanë dëmtuar kafeterin ku ishin.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare si dhe ka dëmtuar (demoluar) kafiterinë e ankuesit mashkull kosovar”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Po ashtu, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/