Një person tjetër po dyshohet se është infektuar me koronavirus.
Gazeta Sinjali nga burime të sigurta brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mëson se një femër pritet të dërgohet në Klinikën Infektive, pasi dyshohet se ka simptoma të koronavirusit.
Burimet i kanë thënë Gazetës Sinjali, se personi në fjalë është kontrolluar nga ekipet mjekësore në njërën nga pikat kufitare.
Ky është rasti i dytë gjatë ditës së sotme në Kosovë që është raportuar që dyshohet se është i infektuar me koronavirus.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme tre persona që kishin ardhur nga Italia ishin dyshuar se kishin simptoma të virusit, por që rezultatet më vonë të shpallura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dolën të jenë negative./Gazeta Sinjali/