Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet brenda Policisë së Kosovës për një rast që dyshohet se është dhunim.
Sinjali mëson se kanë dalë informacione nga Urgjenca në Prizren, për një sulm seksual.
Burimet tregojnë se një e mitur, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se mund të jetë dhunuar.
E mitura është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku ka pranuar tretman mjekësor dhe mbetet për t’u bërë ekzaminime mjekësore. /Gazeta Sinjali/